“Festë në Sokak”, një traditë që prej vitesh i jep jetë netëve të verës në Gjirokastër, riktheu edhe këtë herë atmosferën festive në zemër të qytetit muze.Ashtu si në edicionet e kaluara, sokakët e gurta u mbushën me vendas dhe turistë të huaj, të cilët u bënë pjesë e një mbrëmjeje ku tradita dhe argëtimi u bashkuan më së miri.