Top Channel/ “Ferma e kafshëve”/ Vihet në skenë në Teatrin Kombëtar nga regjisorja Driada Dervishi
03/05/2025 19:58

“Ferma e Kafshëve”, një përshtatje e alegorisë së famshme të George Orëell, që flet për pushtetin, manipulimin dhe shpresën rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Driada Dervishit. Mesazshet që përcjell vepra e botuar në Angli 80 vite mbeten po aq të freskëta edhe sot… Driada Dervishi, regjisore - Është një pjesë që nuk e humbet asnjëherë aktualitetin, duke pasur parasysh marrëdhënien e pushtetit me individin. Është alegoria e një pushteti që degjeneron kur qëndron më gjatë sa duhet. Sjell sa universalitetin e kësaj pjesë, por vjen dhe shumë aktuale dhe mbetet e tillë edhe në Shqipëri. Të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët. Alegoria therëse e Orëell trajton vullnetin për pushtet dhe nënshtrimin e masës ndaj pushtetit. Neritan Liçaj, aktor - Një fermë kafshësh që në të vërtetë aludon degradimin e sistemit komunist, se si erdhi si një frymë popullore dhe pastaj u kthye në diktaturë. Përçon mesazhe të jashtëzakonshme sidomos për popullin tonë që e kemi shumë kollaj të rrëshqasim nëpër diktatura. Personazhi është Napoleoni që nga një derr i thjeshtë bëhet diktator... Të gjitha revolucionet nisin me ide të mëdha, por çfarë ndodh më pas? Sa ndikon pushteti në korruptimit e individit? Xhuliano Brisku, aktor - Është kënaqësi e madhe që kthehet sërish në një kohë të çuditshme para zgjedhjeve dhe kam bindjen se të gjithë ata që do vijnë ta shohin, mund të bëjnë një reflektim si do të votojnë. Kjo është një rastësi e veçantë e kësaj shfaqjeje. Niada Saliasi, aktore - Vepra është shumë aktuale, aq më tepër në këtë periudhën që po jetojmë, aq më tepër që pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet. Është një pamflet shumë i rëndësishëm satirik që tregon punën e individit në raport me pushtetin Në këtë shfaqje, regjisorja ka ndërthurur të gjithë elementët, përfshirë, këngën, kërcimin apo etydet koreografike, një dinamikë që të mbërthen gjatë gjithë mbrëmjes. Florian Agalliu, aktor - Vepra ka shumë personazhe. Në një moment je pulë, më pas je kal, pastaj derr. Me shumë pak elementë bëhet ndryshimi i roleve. Erjona Kakeli, aktore - Roli im i ka të gjitha, një derrkuce për të treguar sekretaren e partisë që del nga grupi si ajo që i kupton pushtetarët dhe është ndërmjetësi mes popullit, kafshëve dhe udhëheqësve. Pas kësaj fundjave, Ferma e Kafshëve fton artdashësit sërish në Teatrin Kombëtar në datat 8, 9 de 10 maj.

Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29
Top Channel/ Gjirokastra mbledh 10 grupe folklorike nga vendi dhe diaspora për traditën
30/09 12:29
Top Channel/ Kundërshtohet ligji për kinemanë, Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve
29/09 20:04
Top Channel/ Preç Zogaj, 40 vite poezi, interpretojnë Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia
29/09 12:31
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09 15:26