Top Channel/ Fëmijët mes librave dhe ekraneve, në panair më shumë libra të përkthyer
13/11/2025 19:54

Të organizuar nga shkollat apo të shoqëruar nga prindërit, qindra fëmijë janë bërë pjesë e Panairit të Librit që në nisje të tij, por çfarë preferojnë lexuesit e vegjël dhe çfarë ofron libri shqip për ta? Unë jam më shumë te librat me fantazi, më pëlqejnë edhe librat e letërsisë shqiptare sepse më tregojnë si është zhvilluar libri dhe letërsia shqipe -Më pëlqejnë librat e huaj të përkhyer, veprat me aksion dhe luftë -Më shumë më pëlqejnë autorë të huaj, por kohët e fundit kam filluar të lexoj shumë autorë shqiptarë Në letërsinë për fëmijë, veprat e përkthyera nga letërsia botërore mbizotërojnë mbi librat e autorëve shqiptarë. Valbona Banko - Shtëpitë botuese gjejnë më shumë lehtësi dhe e kanë të sigurt që libër që është i përkthyer, sepse është tashmë i njohur në vendin e vetë dhe vetë tregu e kërkon. Ndoshta është frika se autori i ri nuk njihet. Megjithatë, mes stendave të shtëpive botuese në panair vëren një rritje të titujve të rinj nga autorë shqiptarë. Albana Nexhipi - Një libër shqip e bën fëmijët të njohë tematika që për hir të moshës, nuk i ka njohur më parë. Për studiuesit dhe shkrimtarët, është e nevojshme që fëmijëve t’u ofrohen vepra që bazohen te aktualiteti dhe te kërkesat e të vegjëlve. Elia Zaharia - Jam vetë nënë dhe shoh që sfida më e madhe është tableti e telefoni. Libri është në një konkurencë shumë të fortë. Unë insistoj duke i dhënë vajzës sime shembullin, jo duke thënë lexo, por unë lexoj dhe ajo më shoh, fëmijët priren të imitojnë.

Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56