Ndjesia e sakrificës dhe solidaritetit ka bërë bashkë mijëra besimtarë myslimanë këtë mëngjes në bulevardin Deshmoret e Kombit. Tirana u zgjua herët për të falur namazin e Kurban Bajramit, festës që simbolizon devotshmërinë ndaj Zotit dhe gatishmërinë për të ndarë të mirat me të tjerët.