Një valë e pazakontë të nxehti ka përfshirë Europën Perëndimore, duke thyer rekorde temperaturash për muajin maj në disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia. Meteorologët shpjegojnë se fenomeni është shkaktuar nga një “kupolë nxehtësie”, që ka sjellë masa ajri të nxehtë nga Afrika e Veriut dhe i ka bllokuar mbi Europën Perëndimore.