Franca ka lëshuar alarm të kuq për një tjetër valë të nxehti për gjysmën e vendit, përfshirë Parisin, nga e hëna. Të dielën temperaturat në jugperëndim të vendit arritën në 40 gradë Celsius. Autoritetet franceze ndaluan konsumin e alkoolit në vendet publike gjatë një festival kombëtar muzikor që tërhoqi miliona njerëz në rrugë në të gjithë vendin.