Çmimet e blerjes së energjisë në bursën hungareze asaj të cilës i referohet edhe Shqipëria kanë arritur në nivele stratosferike. Aktualisht, këtë fillim shtatori çmimi mesatar i blerjes së energjisë rezulton rreth 494 euro/MW h, duke shënuar një ulje të ndjeshme në raport me gushtin, kur rezultuan mbi 700 euro/MWh. Përgjatë gushtit, Korporata Elektroenergjetike ka blerë energji në import për një çmim mesatar prej 483 euro/MËh, një shifër rreth 8 herë më e lartë se krahasuar me të një vit më parë kur KESH e siguronte atë për rreth 60 euro/MWh.