Top Channel/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
14/10/2025 19:58

Në 94-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e tij, e cila prej një viti është shndërruar në muze, u mbush nga lexues dhe dashamirës të veprave të shkrimtarit. Për herë të parë, u ekspozua dorëshkrimi origjinal i “Shkëlqimit dhe rënies së shokut Zylo”, roman i cili është ribotuar disa herë para dhe pas ’90. Mes blloqeve të shënimeve ku ka gjenezën Zylo, u zbulua dhe ditari që autori ka shkruar gjatë udhëtimit të tij në Kongo. Prof. Dr. Anila Mullahi – Ky ditar hedh dritë mbi atë kapitull që do t’i shtohet librit pas 1990. Shkrimtarët gjatë periudhës së komunizmit kanë qenë në përballje me censurën, por ajo që është më e fortë edhe në rastin e Agollit sipas meje, ka qenë autocensura. Këto dëshmi tregojnë qartë që kapitujt që janë botuar pas 1990, nuk i ka botuar më parë sepse e dinte që këto kapituj nuk do të ishin të pranueshëm për atë sistem ku jetonte. Mes rreshtave të këtyre dokumenteve të rralla, studiuesit zbulojnë sitlin unik të Agollit. Prof. Dr. Anila Mullahi – Ka një element karakteristik që mua më ka bërë shumë përshtypje kur i kam parë dorëshkrimet, kaligrafia jashtëzakonisht shumë e rregullt dhe e pastër, me shumë pak gabime, madje dhe kur shton lë gjithmonë një faqe bosh, që në një moment të dytë nëse do të shtojë diçka, e shton në faqen bosh dhe nuk e bën pis faqen ku ai ka shkruar. Është nga ata shqiptarë, që nuk i pëlqen t’i ndryshojë dorëshkrimet, i qëndron shumë më tepër besnik asaj që ka shkruar në fillim fare. Me “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo”, shkrimtari ka trajtuar me një stil satirik, burokracinë dhe rregullat e vështira të socializmit. Prof. Dr. Xhevat Lloshi, gjuhëtar, studiues – Po e njëjta dukuri, pavarëisht nga sistemi që ka ndryshuar, është edhe sot. Në këtë mënyrë, veprat e mëdha e kapërcejnë kohën dhe u përshtaten dukurive shoqërore dhe në rastin konkret, kemi një letërsi satirike.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12