Top Channel/ Ekspozitë për çlirimin! Ekspozohen koleksionet e Bibliotekës kombëtare
27/11/2024 19:57

Në kahun e duhur të historisë është ekspozita me koleksionet e Bibliotekës Kombëtare për çlirimin e vendit 80 vite më parë. Nga gazetat e kohës te librat kushtuar episodeve të veçanta të luftës apo figurave të rëndësishme të heronjve e dëshmorëve, paraqitet lufta kundër pushtuesve fashistë e nazistë dhe pozicionimi krah fitimtarëve. Një seksion i veçantë u kushtohet autorëve të huaj, që kanë qenë dëshmitarë apo kanë bërë studime për Luftën Nacional Çlirimtare. Për studiuesit, historia duhet të transmetohet vetëm përmes fakteve dhe dëshmive, pa ideologjizma. Piro Misha - Nuk duhet ngatërruar asnjëherë historia e luftës, kujtimi i luftës me atë që ndodhi më pas. Lufta është një faqe e ndritur, e rëndësishme, sepse i vuri shqiptarët në krahun e fitimtarëve, në kahun e duhur të historisë. Ne dhamë një kontribut të madh, 28 mijë dëshmorë nuk janë pak për atë popullsi që kemi pasur në atë kohë ne. Ndërkohë, gjatë ekspozitës, zv. ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, njoftoi për projektin që është ende në diskutim për Bibliotekën e re Kombëtare. Lira Pipa - Për një projekt të ri te Garda, për një infrastrukturë të re të Bibliotekës. Është diskutuar prej kohësh një nevojë e re për arkivimin e librave në kushte dinjitoze, por edhe për të ofruar kushte më të mira për lexuesit dhe për ti lidhur më tepër me librin.

Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56