Një ekspozite për të na risjelljë në vëmendje, një nga perlat e natyrës shqiptare, siç është Kelmendi, u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër. Janë 55 piktura të artistit Gjelosh Mitaj të frymëzuara nga bukuria e bjeshkëve të Vermoshit, Lëpushës e Selcës. Piktori, besnik i natyrës me veprat e tij të kujton eposin e kreshnikeve.