Top Channel/ ECDC: Pandemia nuk ka përfunduar, spitalet në Europë po mbushen “plot”!
13/07/2022 18:32

Nga Komiteti i Posacëm i Parlamentit Europian për koronavirusin, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në kontinentin e vjetër, Andrea Amon paralajmëroi se nuk është momenti për të ulur vigjilencën, pasi nuk ka asnjë dyshim, u shpreh ajo, se pandemia nuk ka përfunduar. “Duhet të mbrojmë sa më shpejt që të jetë e mundur njerëzit që rrezikohen nga format më të rënda të sëmundjes, nënvizoi zyrtarja e shëndetësise, që kujtoi se këtij qëllimi i shërbejnë edhe përpjekjet e vaksinimit. Sipas Amon, këto tre javët e fundit është regjistruar jo vetëm një rritje e numrit të infektimeve, por edhe e shtrimeve në spital. Ajo përsëriti e ECDC dhe Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) për marrjen e dozave përforëcuese shtesë për personat mbi 60 vjeç ose ata që konsiderohen se bëjnë pjesë në kategori rreziku. Edhe administrata Biden po u bën thirrje njerëzve që të ushtrojnë kujdes në lidhje me COVID-19, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vaksinave përforcuese për ata që kanë të drejtë dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi dy variante të reja shumë të transmetueshme po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin. Variantet e reja, të njohura si BA.4 dhe BA.5, janë degëzime të llojit omicron që ka qenë përgjegjës për pothuajse të gjithë përhapjen e virusit në SHBA dhe janë edhe më ngjitës se paraardhësit e tyre. "Aktualisht, shumë amerikanë janë të nën-vaksinuar, që do të thotë se ata nuk janë të përditësuar në lidhje me vaksinat e tyre për COVID-19," tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Walensky tha se SHBA ka parë një dyfishim të numrit të shtrimeve në spital për shkak të COVID-19 që nga prilli, duke reflektuar përhapjen e nënvarianteve të reja, me rreth 300 vdekje në ditë.

Top News- Polonia nuhat nisjen e luftës…bëhet gati për gjendjen e gatishmërisë ushtarake
17/07 23:00
Top Channel/ Sulme në gjithë Lindjen e Mesme, SHBA-Iran përshkallëzojnë luftën
17/07 22:59
Top Channel/ Nis dialogu SHBA-Serbi, firmosen dy marrëveshje
17/07 22:43
Top News- Tërmeti i fuqishëm 7.3 ballë “shkund” Meksikën, alarm për cunam
17/07 22:40
Top News- Mbahet dialogu strategjik SHBA-Serbi, Rubio e Gjuriç firmosin memorandumet
17/07 22:30
Top News- Të miturin e hedhin në kafazin e krokodilëve në kopshtin zoologjik, në gjendje kritike
17/07 22:11
Top News-Bombardohen ura, stacione treni e aeroporti/ Trump lëshon tërbimin mbi Iran, s’ka kthim pas
17/07 22:06
Top Channel/ 220 milionë votues në rrezik? Trump zbulon dokumentet që akuzojnë Kinën për ndërhyrje…
17/07 20:43
Top Channel/ Video që i shkatërroj karrierën, oficerja e policisë jep dorëheqjen pas skandalit në…
17/07 20:40
Top Channel/ Tërmet 7.4 ballë në Meksikë, jepet alarmi për cunam
17/07 20:08
Top Channel/ Panik në fluturim, erërat me shpejtësi deri në 107 km/h shkaktojnë turbulenca të mëdha
17/07 18:33
Top Channel/ Ebola përhapet me ritme alarmante, mbi 2 mijë të infektuar dhe 828 viktima
17/07 18:33
Top News – Polemika në Gjermani. Deputeti gjerman bëhet baba me nënë surrogate
17/07 16:42
Top News – Kina, lidere e rendit të ri global të IA / Xi Jinping sfidon dominimin e SHBA-së
17/07 16:39
Top News – Ndalesa e radhës; kryeministër / Britani, Andy Burnham bëhet udhëheqës i laburistëve
17/07 15:38
Top News – Hedh në erë ura e aeroporte / SHBA zgjeron sulmet mbi Iranin, përshkallëzim i plotë
17/07 15:37
Top Channel/ Burnham gati për kryeministër. Lideri i ri i laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar
17/07 15:33
Top News- Super Puma, Rafale e Eurofighter / Merz e Macron vulosin të ardhmen, mbrojtje e përbashkët
17/07 15:26
Top News – Tornado dhe 50 mijë rrufe brenda natës / Breshri sa një top golfi, Franca nën stuhi
17/07 15:22
Top Channel/ Hovenier “paralajmëron” Kosovën: “Vëmendja e Washingtoni nuk është e pafundme”!
17/07 15:09