Top Channel/ “Duhet të riarmatosemi”, Danimarka, Letonia e Lituania apel: Rusia mund të sulmojë…
06/03/2025 20:19

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi sot se “gjëja më e rëndësishme tani është të riarmatosim Evropën.” “Nuk mendoj se kemi shumë kohë. Prandaj [duhet] të riarmatosim Evropën: të shpenzojmë, të shpenzojmë për mbrojtjen dhe parandalimin,” deklaroi ajo. E pyetur për propozimin e Macron-it mbi parandalimin bërthamor, ajo tha: “tani duhet të diskutojmë gjithçka, kështu që të gjitha idetë e mira mbi tryezë duhet të jenë pjesë e diskutimit tonë.” Ndërsa kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa, tha se shpreson për “veprime të shpejta dhe vendime vërtet të qarta” në samitin e sotëm, në mënyrë që blloku të përqendrohet në “forcimin e industrisë sonë ushtarake.” Ajo theksoi se Ukraina duhet të sigurojë paqen “përmes forcës, por pa forcë nuk do të ketë paqe të qëndrueshme,” pasi Rusia do ta përdorte këtë mundësi për t’u “riarmatosur dhe pas disa vitesh … të sulmonte sërish vende të tjera.” Siliņa u pyet gjithashtu për propozimet e Macron-it, duke thënë se nuk janë marrë ende vendime mbi këtë çështje: “ndoshta do të kemi disa diskutime edhe në vendin tonë, sepse është diçka e re … kështu që është ende shumë herët për të dhënë përgjigje të qarta.” Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, ishte një nga liderët e parë evropianë që ndaloi për të biseduar me gazetarët rrugës për në Këshillin Evropian të sotëm. Ai tha se “nuk ka nevojë për shpjegime se sa i rëndësishëm është ky takim,” duke theksuar se “Ukraina po na blen kohë të çmuar çdo ditë, duke paguar me gjakun e saj.” “Do të ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm ta humbnim këtë kohë dhe të bënim diskutime të gjata pa një rezultat të qartë,” theksoi ai. Nausėda bëri thirrje për një qasje më “fleksibile” ndaj shpenzimeve të mbrojtjes në rregullat e deficitit fiskal dhe për më shumë mbështetje për Ukrainën. Ai theksoi gjithashtu se BE-ja duhet të forcojë krahun lindor për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga akte sabotimi, agresioni hibrid dhe forma të tjera të destabilizimit të vendeve kufitare. I pyetur për idenë e Macron-it për zgjerimin e “ombrellës bërthamore” franceze, Nausėda tha se kjo “do të shërbente si një mjet shumë serioz parandalimi kundër Rusisë.” Presidenti lituanez gjithashtu theksoi se BE-ja duhet të marrë vendime sot, pavarësisht kundërshtimeve të mundshme nga Hungaria apo Sllovakia, “sepse përndryshe historia do të na ndëshkojë.” “Po zgjat shumë, paaftësia jonë për të marrë vendime. Dhe tani është koha për të vepruar,” tha ai.

Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00