Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03/2026 20:00

Qendra e librit “Sotir Kolea”, që prej tre vitesh është pjesë e Bibliotekës Kombëtare ka ndihmuar në hapjen e fondit me vepra të rralla, përfshirë koleksionet e Aubrey Herbert, Aleks Budës, Mit’had Frashërit, Mitrush Kutelit apo Lasgush Poradecit për lexuesin. Sipas shifrave të Bibliotekës Kombëtare, janë rreth 12-15 mijë anëtarësime në vit, me një rritje të të rinjve që frekuentojnë ambientet e Bibliotekës, që tashmë lejon edhe studimin me materiale personale në sallat e leximit. Antonio Çikollari, përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes së Librit në Qendrën “Sotir Kolea” - Përgjithësisht, besnikët e librit janë mosha e mesme, por edhe të rinjtë i janë kthyer ambienteve të Bibliotekës Kombëtare, edhe me materialet e veta, sikurse edhe objektet elektronike. Megjithatë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare mbetet problem mungesa e infrastrukturës për sistemin e materialeve dhe për pasojë shumë tituj nuk janë të aksesueshëm lirisht për publikun dhe studiuesit. Antonio Çikollari, përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes së Librit në Qendrën “Sotir Kolea” - Ne jemi përpjekur të bëjmë maksimumin, por përsëri fondi kryesor, të paktën në gjuhën shqipe, ndodhet në fonde të mbyllura te ‘Pallati i Kulturës’, që aksesohet në mënyrë më të vështirë Me pasurimin e fondit vit pas viti, është nevoja për zgjerimin e ambienteve për Bibiotekën Kombëtare, teksa ende nuk ka ende një datë se kur do të jetë gati godina e re që ka nisur të ndërtohet në zonën e Liqenit Artificial. Antonio Çikollari, përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes së Librit në Qendrën “Sotir Kolea” - Sot është nevoja më e madhe për Bibliotekën Kombëtare për të lehtësuar praninë e librit te lexuesi. Mendoj që është pjesa më e rëndësishme për ndërtimin e një biblioteke të re. Janë shumë vepra të vyera dhe të vjetra që duan kushtet e nevojshme për rijetëzimin e tyre.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12