Top Channel/ Dorëheqja e Boris Johnson, kush mund ta zëvendësojë kryeministrin britanik?
07/07/2022 18:47

Pak orë pasi Bord Johnson dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Konservatore, por sqaroi se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, kanë nisur hamendësimet se cili mund të jetë ai. Listën, sipas mediave të huaja e kryeson sekretarja e jashtme aktuale, Liz Truss, e cila duket se është dhe e preferuara e Partisë në pushtet. Truss rezulton të ketë kryesuar vazhdimisht sondazhet e bëra nga faqja e ëebit te konservatorëve. Në dy vitet e para të udhëheqjes së Johnsonit, 46 vjecarja shërbeu si sekretare e Tregtisë Ndërkombëtare, ka mbështetur BREXIT-in dhe vitin e kaluar, u emërua kryenegociatore në bisedimet e Britanisë me BE-në. Besnike deri në fund, ajo u shpreh se të hënën se Johnson kishte “mbështetjen e saj 100%” dhe u ka kërkuar kolegëve ta mbështesin atë. Pretendent për postin është edhe ish-sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, 55 vjeç, i cili përfundoi i dyti, pas Johnsonit, në garën për udhëheqje, në vitin 2019. Konsiderohet se ai do të ofronte një stil lidershipi më serioz dhe më pak të diskutueshëm. Emri i ministrit aktual të mbrojtjes, Ben Wallace, 52 vjeç, po lakohet gjithashtu falë popullaritet të tij të shtuar këto kohë për trajtimin e bërë krizës në Ukrainë. Rishi Sunak Sunak, që dha dorëheqjen si ministër i Financave të martën, është vlerësuar për një paketë të shpëtimit ekonomik - pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 - e cila ka përfshirë një program të kushtueshëm për ruajtjen e vendeve të punës. Sajid Javid Javid u bë ministri i parë i kabinetit që dha dorëheqje në shenjë proteste për akuzat se Johnson ka mashtruar publikun, në lidhje me sjelljen e papërshtatshme seksuale të një ligjvënësi konservator. Diskutohet po kështu edhe Nadhim Zahaëi, historia personale e të cilit si ish-refugjat nga Iraku që ka shkuar në Britani si fëmijë, e veçon atë nga pretendentët e tjerë. Edhe pse nuk donte të largohej, Johnson duket u përball me një presin aq të madh sa nuk i mbeti rrugë tjetër. Ai falënderoi popullin britanik dhe theksoi, se të qenurit kryeministër është një shkollë më vete. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55