Top Channel/ Ditët e Mios! Edicioni i 15-të i takimit ndërkombëtar të piktorëve
29/10/2025 20:14

Ka nisur në Korçë edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios”, një ngjarje që mbledh çdo vit artistë nga vende të ndryshme të botës për të krijuar vepra të frymëzuara nga mjeshtri i peizazhit shqiptar, Vangjush Mio. Këtë vit, 42 piktorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera janë bashkuar në këtë aktivitet për tu frymëzuar nga Korça dhe sjellë krijimet e tyre. "Eksperienca këtu për mua është për herë të parë dhe shoh që Shqipëria është një vend shumë i bukur me një natyrë të mrekullueshme. Kjo eksperiencë për artin dhe kulturën ka një rëndësi shumë të madhe. Dua të pikturoj artistin Vangjush Mio në mënyrën se si e shoh unë atë, pas vizitës tek shtëpia e tij muze." "Unë vij nga Rumania, jam piktor dhe arkitekt po ashtu. Vij për herë të parë në Korccë dhe Shqipëri. Kam takuar këtu njerëz shumë të mirë, Korça qytet shumë i bukur. Bëra disa skica nga vende të ndryshme të qytetit dhe sot do ti hedh në telajo. Do të pikturoj pjesë nga pazari i vjetër dhe rreth e rrotull Korçës." "Jam nga Serbia dhe kam nisur të pikturoj për kohë shumë të gjatë, gjithë jetën time, ndërsa profesionalisht që kur nisa studimet për pikturë. Dje ishim në muzeun e Vangjush Mios dhe atje pashë shumë portrete. Është një artist i mrekullueshëm, ndërsa kam marrë shumë frymëzim prej tij” "Vij nga Kosova. Merrem me pikturë prej dy vitesh. Kam një cikël me të cilin po punoj prej një viti me konceptin Zgjohu me gjelat, zgjohu në mëngjes herët, nise një ditë të mbarë dhe këtë mesazh dua të përcjell, ndaj edhe këtu dua të le një pikturë të tillë” Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” do të zgjasë disa ditë, ndërsa veprat e krijuara do të ekspozohen në përmbyllje të aktivitetit, si një homazh për mjeshtrin e madh Vangjush Mio dhe si një pasqyrë e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar në qytetin e Korçës.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12