Top Channel/ Dita botërore e Librit, dorëshkrime të rralla dalin për herë të parë në dritë
23/04/2026 20:10

Ambra Alimeta - Të hysh thellë në vargjet e një libri është si të zhytesh në oqean në kërkim të një perle, por pa pasur frikë se mund të mbytesh. Ky është një shembull se leximi është shumë i rëndësishëm, po aq sa shkrimi ku ti mund të lesh gjurmë në atë oqean… Ky është mesazhi më i bukur që Ambra Alimeta mund t’i jepte bashkëmoshatarëve në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit. Duke u ndalur te ulja e numrit të lexuesve, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si thirrje dhe reflektim. Arta Marku, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit - Ky është një moment thirrjeje për të vazhduar lidhjen me librin. Numri i lexuesve ka rënë, duhet të thirret fort krijimi i lexuesve të rinj. Duhet të shkohet nëpër shkolla. Të rinjtë e sotëm janë kaq shumë të joshur nga teknologjia dhe duhen gjetur mekanizma për t’i bërë ballë. Në aktivitetin që u mbajt në Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivav, u shfaqën për herë të parë dorëshkrimet e disa personaliteteve të shquara të kombit, përfshirë veprën origjinale të Andon Zako Çajupit, “Baba Musa lakuriq”, ditarin e Mid’hat Frashërit apo dorëshkrime të Musine Kokalarit. Ndërsa në shënimet e Parashqevi Qiriazit del për herë të parë arsyeja se përse mungoi mbi Kongresin e Manastirit: u udhëzua nga vëllai. Marinela Ndria, Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Arkivave – Në dorëshkrime duket si autorët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë korrigjime herë pas here, duke zbuluar metodologjinë e shkrimtarëve të njohur.

Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29
Top Channel/ Gjirokastra mbledh 10 grupe folklorike nga vendi dhe diaspora për traditën
30/09 12:29
Top Channel/ Kundërshtohet ligji për kinemanë, Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve
29/09 20:04
Top Channel/ Preç Zogaj, 40 vite poezi, interpretojnë Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia
29/09 12:31
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09 15:26
Top Channel/ “Zëra të fuqishëm” të Ballkanit/Me foto e video,AFP sjell histori nga miniera në atelie
25/09 16:18
Top Channel/ “Muzg në kopshtin e qershive”! Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar
24/09 20:10