Top Channel/ Debati për Xhelal Staraveckën, masakra e 4 shkurtit 1944 dhe rolin e tij në Luftën II Botërore
22/05/2026 20:07

Edhe kur kanë kaluar mbi 8 dekada, protagonistët dhe antagonistët e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë debate mes historianëve dhe studiuesve. Autori Naim Zoto publikoi një monografi për Xhelal Staraveckën, një prej figurave më të diskutuara gjatë luftës, që dezertoi nga Ushtria Nacional Çlirimtare për t’iu bashkuar më pas xhandarmërisë. Pikëpyetja më e madhe rreth figurës së tij lidhet me dyshimet nëse ka qenë pjesëmarrës i masakrës së 4 shkurtit 1944 me 81 viktima civile në Tiranë. Ngjarja ndodhi në kohën kur pushtuesit nazistë ndërmorën Mësymjet armike të Dimrit 1943-‘44, me qëllim të frikësohej populli e të vendosej rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit. Naim Zoto – Në të gjitha dokumentet, shqiptare dhe të huaja del fare qartë që Xhelal Staravecka nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Zoto e solli këtë botim pas një pune gati 10-vjeçare kërkimore në arkiva, duke përfshirë në monografi dhjetëra dokumente dhe dorëshkrime për veprimtarinw e Staraveckës. Ai del në përfundimin se Staravecka nuk ka qenë pjesëmarrës në ngjarjen e 4 shkurtit dhe pikërisht kjo temë solli një ballafaqim argumentesh mes historianësh.

Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56