Top Channel/ Debat për fenë dhe shkencën! Nano e Serjani përballen për Zotin
28/04/2026 20:00

Mustafa Nano – Unë jam ateist, për të kuptuar botën unë bazohem tek ajo që më thotë shkenca, tek ajo që më thotë logjika. Kaon Serjani - Unë do të mbroj tezën se përse krishtërimi është shpjegimi më i mirë për realitetin… Mustafa Nano në rolin e një ateisti dhe teologu Kaon Serjani si një i krishterë zhvilluan një debat publik me qëllimin për të dhënë përgjigje pyetjes ekzistenciale se cili ofron shpjegimin më bindës për realitetin. Mustafa Nano, publicist, ish-ambasador – Ateizmi është një kundërshtim i narrativave fetare. Kemi objeksionet tona ndaj narrativave fetare. Kaon Serjani, studiues, teolog – Kjo është dhe arsyeja përse duhet ta braktisësh ateizmin, sepse nuk shpjegon gjë. Një botëkuptim që të jetë i arsyeshëm duhet të bëjë shpjegimin më të mirë të fakteve. Nëse thua që nuk e bën krishtërimi shpjegimin më të mirë të faktve, duhet ta bësh ti si ateist atëherë. Debati nis që me teoritë për origjinën e universit. Për Serjanin përgjigjen e gjejmë te krijuesi, ndërsa për Nanon, universi shpjegohet përmes proceseve natyrore. Mustafa Nano – Zoti është në nivelin e një ligjërimi belbacuk, gati gati sikur përton. ‘Unë krijova qiejt dhe tokën’… Kaon Serjani – Është gjë e madhe të krijosh qiellin dhe tokën Mustafa Nano – Por Ai kishte në dorë të thoshte ndonjë gjë që njerëzit nuk e dinin. Sepse këtë çdo bujk dhe çdo blegtor i asaj kohe ishte në gjendje ta shihte dhe vetë. Tokën ai e ka xhan, e veçon… Kaon Serjani – Po, sepse nëse në këto planete nuk ekziton qenie si njeriu që është në imazhin e Perëndisë, është e arsyeshme të mendosh që Bibla të flasë vetëm për atë pjesë të Universit që ekziston kjo qenie e krijuar në imazhin e Perëndisë si kulmi i krijimit. Nano dhe Serjani ballafaquan vizionet e tyre për botën. Si e kuptojmë nëse Zoti ekziston? Mustafa Nano – Edhe unë e di që do ishte shumë mirë që Zoti të ekzistonte sepse bazat morale do ishin më solide. Unë do të priresha si të gjithë të respektonim normat morale që Zoti të përcaktonte. Kaon Serjani – Unë e dhashë argumentin që Zoti ekziston, Ai shpjegon më mirë origjinën e universit dhe mirëfunksionimin e universit. Argumenti tek i cili pjesëmarrësit në debat gjetën kundërshtime të forta ishte rreth moralit dhe ndërgjegjes njerëzore. Kaon Serjani – Zoti ekziston edhe për shkak të argumentit moral. Ne lindim si qenie që kemi ndërgjegjësim moral, po kjo nuk shpjegohet në ateizëm. Ju u përpoqët ta shpjegonit përmes evolucionit të kafshëve, por kjo nuk tregon asgjë. Nëse Zoti ka vdekur dhe është ringjallur dhe ka fituar mbi vdekjen, do të thotë që Zoti ekziston. Mustafa Nano – Ka shoqëri parakristiane që funksionin gjithashtu mbi bazën e normave morale, që më pas edhe krishtërimi i përshtati. Njerëzit kanë instikt moral. Kaon Serjani – Nano thotë që të jemi të mirë më tjetrin e kemi instikt moral. Të jesh i mirë me tjetrin që të jesh altruist. Por çfarë do të thotë? Nuk shpjegon asgjë. Nëse Zoti nuk ekziston, kush të tha të jesh altruist? Bibla thotë që Zoti e ka krijuar ndërgjegjen. Publicisti Mustafa Nano dhe teologu Kaon Serjani debatuan para një audience të gjerë qytetarësh që u përfshinë në diskutime me argumentet e tyre.

Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29
Top Channel/ Gjirokastra mbledh 10 grupe folklorike nga vendi dhe diaspora për traditën
30/09 12:29
Top Channel/ Kundërshtohet ligji për kinemanë, Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve
29/09 20:04
Top Channel/ Preç Zogaj, 40 vite poezi, interpretojnë Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia
29/09 12:31
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09 15:26
Top Channel/ “Zëra të fuqishëm” të Ballkanit/Me foto e video,AFP sjell histori nga miniera në atelie
25/09 16:18
Top Channel/ “Muzg në kopshtin e qershive”! Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar
24/09 20:10
Top Channel/ Thesaret nën ujë ende të pazbuluara, ekspertët: Të rikthehen ekspeditat
23/09 20:12