Top Channel/ Çmimi i naftës thyen rekord, furnizuesit e mëdhenj vendosin të rrisin prodhimet
02/06/2022 19:22

Prodhuesit e mëdhenj të naftës, të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë rënë dakord të rrisin prodhimin e naftws pas njoftimit të Bashkimit Evropian për një reduktim të madh të importeve nga rusia. OPEC ka rënë dakord të prodhojw më shumë naftë bruto gjatë dy muajve të ardhshëm. Grupi i eksportuesve të naftës tha se do të rriste furnizimin me 648,000 fuçi në ditë në korrik dhe gusht, 200,000 fuçi në ditë më shumë se sa ishte planifikuar sipas një marrëveshjeje furnizimi me prodhues të tjerë, përfshirë Rusinë, të njohur si OPEC+. Administrata Biden përshëndeti vendimin dhe theksoi rolin e Arabisë Saudite si prodhuesi më i madh i grupit në arritjen e konsensusit. Wall Street Journal raportoi të martën se disa anëtarë të OPEC po shqyrtonin idenë e pezullimit të marrëveshjes së furnizimit të OPEC + për të lejuar vende të tilla si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të ndërhyjnë dhe të lehtësojnë një krizë të furnizimit që i shtyu çmimet globale të naftës mbi 120 dollarë për fuçi këtë javë. Financial Times dhe Reuters dhanë raporte të ngjashme. Arabia Saudite kishte hedhur poshtë më parë kërkesat e SHBA për të rritur prodhimin përtej kuotës afatgjatë të rënë dakord me Rusinë dhe prodhues të tjerë jo-OPEC. Por shqetësimet se çmimet e larta mund ta çojnë botën në recesion duket se kanë nxitur një rimendim tw situatws . Nafta e papërpunuar Brent, pikë referimi globale për naftën, arriti në 125 dollarë për fuçi të martën, niveli i saj më i lartë që nga fillimi i marsit. Nafta amerikane arriti pothuajse 120 dollarë për fuçi. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55