Në tingujt e çiftelisë, historia dhe tradita marrin jetë në Kukës. Një instrument i lashtë që vazhdon të përcillet brez pas brezi, duke mbetur simbol i muzikës popullore shqiptare. Sot, dhjetëra fëmijë janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi artistik, nën drejtimin e rapsodit të njohur, Ferid Dida. Me përkushtim dhe pasion, ata mësojnë të prekin telat e një prej veglave më përfaqësuese të Shqipërisë.