Bashkia e Tiranës është në procesin e konsultimit publik me qytetatët dhe grupet e interesit për buxhetin e qytetit për vitin 2024. Buxheti, pas përfundimit të konsultimit, pritet që të kalojë në keshillin bashkiak për të marrë miratimin. Rritja për vitin e ardhshëm pritet të jetë me 7% ndërsa fokusi do të bazohet në tre pika kryesore, zhvillimi ekonomik, strehimi social, dhe arsimi. Duke u ndaluar tek strehimi, është planifikuar që të shtohen blloqet e banesave sociale në kryeqytet.