Top Channel/ Britanikët e kapur nga rusët dënohen me vdekje nga gjykata në Donetsk
09/06/2022 19:07

Dy shtetas britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë u dënuan këtë të enjte me vdekje, nga një gjykatë në Republikën Popullore të Donetskut, e cila drehtohet nga rebelët pro-rusë. Aiden Aslin, 28 vjeç, nga Nottinghamshire, Shaun Pinner, 48 vjeç, nga Bedfordshire, dhe një i tretë, shtetasi maroken Saaudun Brahim, dolën para gjykatës nën akuzën se janë mercenarë. Të dy britanikët kanë thënë se po shërbenin për llogari të marinsave ukrainas, që i bën ata ushtarë të cilët duhet të mbrohen nga konventat e Gjenevës për të burgosurit e luftës. Historia e dy shtetasve britanikë është e njohur për mediat ndërkombëtare. Aiden Aslin u transferua në Mykolaiv në Ukrainë në vitin 2018ku dhe iu bashkua marinës ukrainase dhe më pas edhe u martua me një vendase. Që nga kapja e tij, ai është shfaqur në foto dhe video në televizionin rus, në të cilat dukej i mavijosur dhe i enjtur teksa merrej në pyetje. Ndërsa shtetasi tjetër britanik, Shaun Pinner, sipas familjes ishte një ushtar "i respektuar" në Ushtrinë Britanike përpara se të transferohej në Ukrainë katër vjet më parë për të përdorur përvojën e tij të mëparshme me ushtrinë ukrainase. Agjencia e lajmeve Tass thotë se avokati i të pandehurve është shprehur se ata do ta apelojnë dënimin. Rusia besohet se po e përdor procesin në fjalë për të ushtruar presion mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe se mund të kërkojë një shkëmbim të burgosurish për ushtarët e saj të dënuar për vrasje dhe krime të tjera lufte gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55