Top Channel/ Bllokohet pakti LVV-LDK, katër takime Kurti- Abdixhiku pa rezultat. Kosova drejt krizës
07/08/2026 19:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se takimi me kryeministrin në detyrë Albin Kurti nuk ka sjellë asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës politike. Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku u shpreh se palët janë ende “shumë, shumë larg” një dakordësie. “Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale, nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është të shkaktohen zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë të gjendet një zgjidhje, jo kush kë po e mund, po e mashtron apo po e vonon“, tha Abdixhiku. Sipas tij, pika ku kanë ngecur negociatat është çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës. “LDK ka kërkuar që të propozojë emrin e presidentit. Në këtë pikë nuk kemi pasur dakordësi. Kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë sipas Kushtetutës. Nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë me keqardhje LDK nuk mund të kontribuojë. Në momentin që pranohet që propozimi për presidentin të vijë nga LDK-ja, mund të ketë marrëveshje. Nëse nuk ka pajtim, nuk shohim arsye për të vazhduar“, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Kurti u shpreh se e ka të pamundur të arrijë një marrëveshje nëse i mbivendoset rezultatit zgjedhor, duke iu referuar kërkesës së Abdixhikut që propozimi për president të vijë nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44