Top Channel/ Biden paralajmëron Luftën e Tretë Botërore: Përplasja NATO-Rusi, katastrofike!
12/03/2022 17:05

Pasi e ndaloi personalisht dërgimin e avionevë luftarakë MIg29 nga Polonia në Ukrainë, Joe Biden paralajmëroi sërish mbi rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore. Një konflikt i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s do të ishte katastrofik, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë "çdo pëllëmbë" territori të aleancës ushtarake nëse do të jete e nevojshme. “NATO-ja vjen sot me një fuqi të plotë, shumë më e bashkuar. Ne nuk do të bëjmë luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Konfrontimi i drejtpërdrejtë NATO-Rusi është praktikisht Lufta e Tretë Botërore, e këtë duhet të përpiqemi ta parandalojme me cdo kusht”, tha ai. Duke folur për trupat amerikane përgjatë kufirit me Rusinë, shefi i Shtëpisë së Bardhë e pohoi qartë se nëse ato lëvizim, nëse “ne përgjigjemi, atëherë mos kini asnjë iluzion, kjo do të jetë Lufta e Tretë, kuptojeni këtë”, u shpreh Biden. Një ditë më parë, u njoftua se Uashingtoni do t’i heqë Rusisë statusin e vendit të favorizuar në tregti për shkak të agresionit në Ukrainë. Vendimi nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve normale tregtare me Moskën. Heqja e këtij statusi, në koordinim me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të G7, bën të mundur vendosjen e tarifave ndaj importeve ruse, duke e izoluar edhe më tej ekonominë e këtij vendi Sanksionet e reja vijnë mes rritjes së trysnisë dypartiake në Uashington për të anuluar atë që njihet zyrtarisht si “marrëdhënie normale tregtare e përhershme me Rusinë”.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43