Top Channel/BE shtrëngon darën mbi Rusinë, sanksione të reja: “Mbyten” oligarkët!
09/03/2022 19:16

Bashkimi Europian po përgatit një raund të tretë mbytës sanksionesh ndaj Rusisë, duke shënjestruar një numër më të madh të oligarkëve dhe zyrtarëve të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës. Presidenca franceze e Këshillit Evropian, sqaroi se objektivi i masave të reja shpaguese të bllokut, janë liderë rusë, oligarkë dhe familjet e tyre, duke përmendur sidomos ata në agresionin kundër vendit fqinj. Ky raund i tretë sanksionesh, njëherazi paketa më e madhe e masave të tilla e Brukselit që prej fillimit të ofensivës ruse në 24 shkurt, përfshin ngrirje të aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë në BE, si dhe ndalesë ndaj mediave të Kremlinit në bllok.Sipas Presidencës franceze, sanksionet synojnë të përjashtojnë edhe tri banka bjelloruse nga sistemi financiar i pagesave, SWIFT, të sqarojnë çështjen e kriptovalutave dhe të ofrojnë një listë të mallrave që nuk mund të shiten mes Rusisë dhe BE-së.Bashkimi Evropian ka sanksionuar deri më tani 680 njerëz dhe 53 subjekte prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014, më pas kur ka njohur pavarësinë e rajoneve Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë. Rusias, sipas agjensisë së njohur te vlerësimit të kredisë, Fitch Ratings, shumë shpejt, nuk do të jetë në gjendje të paguajë huatë. Fitch e uli vlerësimin e saj për Rusinë, duke thënë se është e pashmangshme që të arrijë në pikën të mos shlyejë dot borxhin.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43