Top Channel/ Banka Botërore: Lufta do të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve në 50 vjet
27/04/2022 19:02

Lufta në Ukrainë do të rezultojë në një rritje të cmimit të ushqimeve dhe energjisë për tre vitet e ardhshme, kështu ka paralajmëruar Banka Botërore, duke intensifikuar frikën se ekonomia globale po shkon drejt një ripërsëritjeje të situatës së viteve 1970. BB thotë se lufta do të sjellë rritje të mëdha të çmimeve për mallrat, duke filluar nga gazi natyror deri te gruri dhe pambuku. Çmimet e energjisë pritet të rriten më shumë se 50%, duke rritur faturat për familjet dhe bizneset, thotë Banka Botërore. Rritja më e madhe do të jetë në çmimin e gazit natyror në Evropë, i cili pritet të dyfishohet në kosto. Çmimet parashikohet të bien vitin e ardhshëm dhe në 2024, por edhe atëherë do të mbeten 15% më të larta se vitin e kaluar. Banka Botërore sqaron se kjo do të thotë se nga nivelet më të ulëta të prillit 2020 deri në mars të këtij viti ne kemi parë "rritje më të madhe 23 mujore të çmimeve të energjisë që nga rritja e çmimit të naftës në vitin 1973", kur tensionet në Lindjen e Mesme i çuan çmimet në rritje. Në mënyrë të ngjashme, çmimet e naftës pritet të mbeten të larta deri në vitin 2024 . Banka Botërore paralajmëroi gjithashtu se shumë ushqime do të shohin rritje të mëdha në kostot e tyre. Indeksi i çmimeve të ushqimeve të OKB-së tashmë tregon se ato janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve 60 vjet më parë. Për mallrat në përgjithësi, raporti i Bankës Botërore thotë: “Ndërsa çmimet përgjithësisht pritet të arrijnë kulmin në vitin 2022, ato do të mbeten shumë më të larta se sa ishte parashikuar më parë”. Pamjet: AFP

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20