Top Channel/ Baerbock: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
01/07/2022 22:37

Perëndimor me BE-në Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock thotë se duhet të përshpejtohet diskutimi për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për integrim dhe harmonizim, tha Baerbock të premten, pas bisedimeve në Berlin me homologen e saj sllovene Tanja Fajon. “Në Ballkan nuk duhet të krijohet asgjë ku Rusia apo aktorë të tjerë mund të vendosen”, u shpreh Baerbock. “Ballkani Perëndimor është gjeografikisht në mes të BE-së. Duhet që përfundimisht t’i sjellim njerëzit e Ballkanit Perëndimor në qendrën tonë politike”, kërkoi Baerbock. Sipas ministres gjermane, Bashkimi Evropian duhet të kishte mbajtur premtimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Është në interesin tonë strategjik dhe gjithashtu një çështje e besueshmërisë”. Në mars të vitit 2020, Këshilli Evropian u pajtua për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por Bullgaria e bllokoi atë vendim bazuar në akuzat se gjuha maqedonase është thjesht bullgare me një emër tjetër dhe se Shkupi nuk respekton lidhjet kulturore dhe historike me bullgarët. Megjithatë, javën e kaluar Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile për miratimin e kornizës së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Top Channel/ Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA/Britania kërkon ekstradimin influencerave kontrovers
19/07 12:07
Top Channel/ Lufta, Putin “shtrydh” oligarkët/ Rëndohet fatura, të pasurit po i nxjerrin miliardat
19/07 12:05
Top Channel/ Mamdani: Të arrestohet Netanyahu/ “Po shoh mundësinë që të ndodhë në Asamblenë e OKB..”
19/07 12:04
Top Channel/ Rusia hakmerret me 40 raketa/ Sulme të mëdha në Kiev, humb jetën një person
19/07 12:02
Top News – Shtëpitë kthehen në rrënoja, plas paniku / Toka nuk ndalon së dridhuri në Peru
19/07 11:59
Top News – Sistemi i ri kufitar i BE shkaton kaos / Trefishohet koha e kontrollit të pasaportave
19/07 11:59
Top News – SHBA nis hakmarrjen, flakë e zjarr / Sulme mbi Iran pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë
19/07 10:59
Top News – Rusia ‘bën shoshë’ Kievin / Dhjetëra raketa mbi Kiev, një i vrarë e 13 të plagosur
19/07 10:56
Top Channel/ Irani vret dy ushtarë amerikanë, SHBA sulme në të gjithë vendin
18/07 22:51
Top News – Gjendje lufte pa deklaratë, Polonia thjeshton ligjet e gatishmërisë ushtarake
18/07 19:55
Top Channel/ Tym, zjarr e përmbytje në SHBA! Miliona amerikanë përballë motit ekstrem
18/07 19:45
Top Channel/ ‘Digjet’ Kanadaja, ushtria nis evakuimin e banorëve, tymi arrin deri në SHBA
18/07 19:27
Top News – Zjarret ndezin sërish përplasje/ Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
18/07 18:45
Top Channel/ “Na sollët tymin këtu”, Trump kërcënon me tarifa të reja Kanadanë për zjarret!
18/07 15:06
Top Channel/ “Trulloset” Rusia: “Shi” dronësh ukrainas në Moskë, 8 të vdekur, dhjetëra të plagosur!
18/07 14:43
Top Channel/Rojet Revolucionare të Iranit: “Kemi vrarë disa ushtarë amerikanë”: SHBA nuk konfirmon!
18/07 14:16
Top News – Izraeli, me mendje të re/ Plane për vendbanime në Gaza dhe zgjerim të kolonive
18/07 14:00
Top News – Pijet energjike larg fëmijëve/ Britania e Madhe vendos kufirin e moshës 16 vjeç
18/07 13:20
Top Channel/ Hera e parë në histori: Zbulohet atmosferë në një planet “të banueshëm”!
18/07 12:21
Top News – Gratë dominojnë gjyqësorin shqiptar/Por përfaqësimi mbetet ndër më të ulëtit në Europë
18/07 12:04