Top Channel/ “Babai” i Viktor Zhustit. Premiera me regji të Erson Zymberit, në fillim të tetorit
27/09/2025 21:09

“Teatri është pasion dhe dashuri. Nëse të mungojnë këto gjëra ke marrë fund”, thotë Viktor Zhusti. Skena është dashuria më e madhe e aktori Viktor Zhusti, aty ku e gjen duke u përgatitur me përkushtim për shfaqjen e radhës. Ky fund shtatori e gjen aktorin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me rolin e Babait, dramën e Florian Zeller. Si një udhëtim i thellë në botën e një burri të moshuar që po humb kujtesën, vepra përcjell mesazhe të forta sociale. “Është një rol që ka thyerje të mëdha psikologjike. Kjo është edhe vështirësia, duhet t’i afrohesh sa më shumë memories së tyre, të jesh edhe i vërtetë, edhe i besueshëm. Por njëkohësisht, të sjellësh edhe një mesazh se çfarë do të ndodhë në jetën e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre”, shprehet më tej Zhusti. Drama tregohet përmes vajzës së protagonistit, që interpretohet nga Egla Ceno. Aktorja rrëfen përjetimin kur pa se teksti i rolit që mori në dorë, është në fakt roli i jetës së saj… “Çdo familje e njeh shumë mirë këtë përjetim, aq më tepër unë, që pata në familjen time një situatë të njëjtë me mamin. Ajo pësoi një ishemi, unë nuk mund ta lija dot vetëm dhe mami. Ajo pësoi një ishemi, është e paralizuar në shtëpi. Ajo më tha një bekim në heshtje, duke më thënë pranoje shfaqjen Egla… unë jam këtu, pranoj të rri me një kujdestare. Dhe ndërkohë, unë lashë mamin për të kapur babin (në skenë). Ndonjëherë më kap ngashërimi, sepse duket sikur gjërat që ndodhën me mamin janë të njëjtat me personazhin”, shprehet Egla Ceno, aktore. Me regji të artistit nga Gjilani, Erson Zymberi, “Babai” që do të shfaqet premierë në Teatrin Eksperimental në fillim të tetorit. “Kam bërë ‘Djalin’, po bëj ‘Babain’ dhe do të bëj ‘Nënën’ deri në fund të këtij viti, për të përmbyllur realizimin e ciklit të këtyre dramave, që në thelb të përmbajtjes së tyre kanë njeriun. Është një shfaqje që i flet kohës në të cilën jetojmë dhe natyrisht shoqërisë, njerëzve për të cilët bëhet teatri”, shprehet Erson Zymberi, regjisor. Teksa artistët kërkojnë një kalendar të përbashkët kulturor me kolegët nga Kosova, drejtori i Teatrit fton regjisorët e rinj të propozojnë projektet e tyre këtë sezon. Sinkron Gjergj Prevazi, drejtor i Teatrit Eksperimental – Ersoni është regjisori i dytë që vjen nga Kosova. Janë regjisorë të një brezi të ri, ashtu sikurse edhe vetë Teatri Eksperimental ka në strategjinë e tij për të ofruar regjisorë të një formati ndryshe.

Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29
Top Channel/ Gjirokastra mbledh 10 grupe folklorike nga vendi dhe diaspora për traditën
30/09 12:29
Top Channel/ Kundërshtohet ligji për kinemanë, Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve
29/09 20:04
Top Channel/ Preç Zogaj, 40 vite poezi, interpretojnë Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia
29/09 12:31
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09 15:26