Top Channel/ Art mbi qilima! Mjeshtri i endjes që bashkon modernen dhe tradicionalen
19/01/2026 20:01

Prej dekadash, Xhevahir Kolgjini vijon traditën e endjes së qilimave, mbi të cilët krijon art. Veprat e tij janë një medium i gjallë poetik, ku tradita ndërthuret qasjen bashkëkohore, duke i shndërruar motivet shqiptare në metamorfoza vizuale që reflektojnë përvojën njerëzore. Xhevahir Kolgjini, mjeshtër – Fillon si një lloj deluzioni në sensin e kërkimit, përjetimeve, emocioneve, ndjenjave. Nis si një proces viziv, nëse ne mbyllim sytë dhe mendojmë diçka, në fakt ne e shohim atë. Kolgjini prezantoi te publiku shqiptar dy qilime të punuara me tejzgjah që në qendër kanë figurën femërore, frymëzuar nga motive të kulturës lindore dhe perëndimore, në ekspozitën që qëndroi për dy muaj e hapur në Galerinë e Arteve Tiranë. Kolgjini Xhevahir Kolgjini – Unë shoh ndërthurjen e dy kulturave ose një përplasje civilizimesh, të simetrisë e saktësisë së lindjes si koncept dhe të qendrës të figurës njerëzore, edhe ne jemi simetrik. Artisti që ndan jetën mes Kosovës dhe SHBA-së ka ekspozuar disa prej këtyre qilimave në Nju Jork, ku ka tërhequr vëmedjen me teknikën e tij ku e shkuara lidhet me të tashmen. Xhevahir Kolgjini – Besoj se publiku është i interesuar për të parë diçka të veçantë. Këto duken si piktura, por nuk janë piktura. Tentativa për ekzekutime në teknika që njerëzit nuk i shohim shpesh. Imazhi është piktorest, është si një vepër arti, por vjen në mënyrë artizanale. Kombinimi i këtyre të dyjave i bën njerëzit të interesuar. I lindur në Kukës, me një lidhje të thellë me traditat e endjes shqiptare, Kolgjini shtyn kufijtë e artit të fibrave, por thotë se numri i artizanëve është ulur ndjeshëm. Xhevahir Kolgjini – Ka njerëz me pasion që punojnë në mënyrë individuale, ka disa organizata që i ndihmojnë, por jo substancialisht, në pikëpamjen e dizajnimit, konceptit dhe teknikave të ndryshme. Nuk ka një eksplorim serioz për shkak të mungesës së financave të njerëzve që dëshirojnë të merren me këtë punë. Sipas artistit, duhet që artizanët të mbështeten, në mënyrë që kjo traditë të trashëgohet te të rinjtë.

Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28