Kremlini ka deklaruar se Evropa nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin në Ukrainë, duke argumentuar se kontinenti po qëndron pranë Kievit. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha gjatë një konferencë për mediat se armët evropiane po përdoren drejtpërdrejt kundër Rusisë, gjë që e bën të pamundur rolin e ndërmjetësuesit nga ana e Bashkimit Europian.