Top Channel/ Ankesa për fjalorin e madh shqip, Kosova nuk u përfshi! Gjuhtarët shqiptarët: I ftuam
15/01/2026 19:58

Akademia e Shkencave e Kosovës, nuk është bërë pjesë e projektit për Fjalorin e Madhe të Gjuhës Shhqipe. Akademikët nga Kosova thonë se pa përcaktimin e parimeve të punës dhe zgjidhjes së dilemave, kryesisht për çështjen e leksikut, nuk kanë pranuar të marrin pjesë. Nga ana tjetër, sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ftesa për pjesëmarrje në hartimin e Fjalorit iu drejtua të gjithë specialistëve, por pranuan vetëm anëtarët e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Akad. Prof. Dr. Valter Memisha, Drejtori i Institutit të Gjuhësisë – Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës morën pjesë…. 250 mijë kuptime kanë mbi 105 mijë fjalët e përfshira në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe. Krahas fjalorëve të marrë si burime, janë përdorur edhe veprat e shkrimtarëve që kanë pasuruar shqipen. Akad. Prof. Dr. Valter Memisha, Drejtori i Institutit të Gjuhësisë – U fut në sistem e gjithë vepra e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Rexhep Qoses, Sabri Hamitit, Anton Çetës, Murat Isakut. Është krijuar për shembull fjala ‘thashathemnajë’, që e përdor shuëm edhe Kadareja. Kemi shumë fjalë të tilla si ‘qiellnajë’, ‘lulnajë’, ‘bredhnajë’. Janë formime të bukura jo vetëm nga ana e muzikalitetit, por edhe si ligje të formimit të brendshëm të shqipes, kanë zënë vend. Në fjalor janë shtuar mbi 35 mijë njësi nga të folmet dialektore, ndërsa akademiku Valter Memisha shpjegon rregullin që është përdorur në përzgjedhjen e tyre Akad. Prof. Dr. Valter Memisha, Drejtori i Institutit të Gjuhësisë – Kemi mënjanuar ato që quhen dialektalizma, krahinorizmat dhe janë futur ato fjalë që mund të vijnë nga dialektet, por duhet të ngrihen në nivelin e shqipes standarde, duke bërë edhe shqiptimin sipas shqipes standarde. Janë shtuar ndjeshëm mbiemrat me ‘shëm’. I jemi borxhlinj gegërishtes. Sa i takon huazimeve, janë përfshirë ato fjalë që përdoren nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ose që sjellin kuptim të ri.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12