Top Channel/ ‘Aktori i hyri Parashqevisë në dhomën e hotelit’, Familja Simaku akuza të forta
30/12/2024 23:34

Mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj. Vajza e vëllait të Parashqevisë, ka pretenduar se aktori i ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku po qëndron halla e saj. Më pas, siç pretendon familjarja, ai ka kërcënuar vëllanë e saj dhe ka bërë veprime dashakeqe. Ina Simaku shprehet se Mustafaraj punon në atë hotel ku qëndron Parashqevia. Ndër të tjera shton se ikona e muzikës shqiptare i është besuar Elton Ilirjanit. Për shkak të veprimeve, Ina Simaku deklaron se do ta denoncojnë në polici, bazuar në pretendimet e saj. “Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit! Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës! Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti! Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit! Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.

Top Channel/ Dënohet Gjesti! U fut me armë në studion muzikore. Veprimi i papritur në Gjykatë
07/09 21:03
Top News- Dënohet Gjesti! Sa vite burg do vuajë për armëmbajtje dhe kanosje, pas vendimit… kërcen
07/09 21:00
Top Channel/ Arrestohet Joz Marku, zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë
05/09 13:23
Top Channel/ “Shaje Gjestin, ulu në gjunjë dhe…”, Jozi tregon pse dhunoi Edin e Përputhen
04/09 20:43
Top Channel/ Ariana Grande i jep lamtumirën skenës mes lotësh, deklarata e saj emocionon fansat
02/09 23:05
Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20
Top Channel/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Si qëndron e vërteta rreth ish-banorëve të BBVIP
29/05 21:53