Top Channel/ Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi: Gjukanoviç e mandaton- propozimi në parlament!
03/03/2022 18:20

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanovic e materializoi qartë dhe hapur mbështetjen për liderin e lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazovicin. Kreu i shtetit malazez dërgoi në parlament propozimin që mandaton ish zv.kryeministrin shqiptar për krijimin e qeverisë së re. “Pres që Parlamenti të vendosë sa më parë, në mënyrë që ti hapet rruga shpejt përbërjes dhe programit të ekzekutivitit të ri. Përfaqësuesit e lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur plotësisht se e kanë shumicën parlamentare për krijimin e qeverisë së 43-të të Malit të Zi. Për këtë arsy, ia besoj mandatin e formimit të qeverisë zotit Abazovic. Jam i bindur se është në interesin më të mirë të vendit që qeveria të nisë sa më parë nga puna me kapacitet të plotë, sidomos në një kohë sfidash politike dhe të sigurisë, të shtuara prej luftës në Ukrainë. Pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjën e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, ka deklaruar Gjukanovic. Kreu i shtetit malazez qe shprehur edhe më herët se mendon që opsioni më realist është që të formohet një qeveri e pakicës, duke shtuar se një qeveri teknike do të ishte mundësia e fundit – vetëm nëse dështojnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën politike nëpër të cilën po kalon shteti. Gjukanovic e cikësoi eksperiment Qeverinë e ish-kryeministrit, Zdravko Krivokapic, që u shkarkua nga Kuvendi në fillim të shkurtit. Rrëzimin e qeverisë së rivokapic e nxiti pikërisht koalicioni i Abazovicit, "E Zeza mbi të Bardhë”, që përbëhet nga URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, i cili i kërkoi parlamentit të votonte mosbesimin ndaj kabinetit të mëparshëm, duke e justifikuar me faktin se Mali i ZI është prej kohësh në krizë politike, se janë bllokuar integrimet evropiane dhe zgjedhja e funksionarëve kryesorë të drejtësisë.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43