Top Channel/ 64 artistë bashkë në “PranverArt”! Ekspozita në Tiranë sjell punime të reja
22/04/2026 20:09

64 artistë u bënë bashkë në edicionin e 16-të të “PranverArt”, me pikturat, skulpturat dhe punimet në qeramikë që u prezantuan për publikun në Galerinë e Artit Tiranë. Krahas artistëve të njohur, paraqiten krijimet e autorëve të rinj me teknika të ndryshme të artit pamor. “Është interesante çfarë mendonim ne dikur dhe si e mendojnë të rinjtë artin sot. Nëse ne jemi më figurativë, të rinjtë janë më të lirshëm, më abstragues, sjellin forma të reja, e shohin artin edhe si një mision”, tha skulptori Maksim Bushi. Punimet janë realizuar gjatë periudhës 2025-2026 dhe përfshijnë natyrën në të gjitha format dhe stinët, portretet, motivet tradicionale apo abstraksionet. Ndërsa skulptori Maksim Bushi na tregon mesazhin e veprës së tij në karton. “Me ironi, e kam vënë titullin ‘Dita e Balonave’, nuk është vetëm një ditë që ngremë balonat e bukura, por janë balona që kapërcejnë dimensionin e një dite pranverore. Kjo balonë më shumë ngjan si një bombardues B2”, vijoi Bushi. “PranverArt” do të qëndrojë e hapur për artdashwsit deri në datën 28 prill. Kjo është ekspozita e fundit e Galerisë së Artit Tiranë, që prezantohet për publikun në këto ambiente, të cilat do të duhet t’i lirojë deri në fund të muajit prill, me kërkesë të Prefektit, ndërsa ende nuk dihet se ku do të transferohet Galeria e Artit. Megjithatë, Bashkia e Tiranës, që ka në varësi këtë institucion njofton se po punon për identifikimin e hapësirave alternative të përshtatshme.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12