Singapori do të ofrojë një ndihmë financiare prej rreth 70 mijë dollarësh singaporianë, ose 55 mijë dollarë amerikanë, për çdo fëmijë deri në moshën 17 vjeç, në përpjekje për të frenuar rënien e lindshmërisë dhe për të bindur më shumë çifte të krijojnë familje. Kryeministri i Singaporit, ka njoftuar një sërë masash financiare dhe sociale që synojnë të ulin kostot e rritjes së fëmijëve dhe t’u japin prindërve më shumë mbështetje. Ndihma nis që në lindjen e fëmijës me një pagesë prej 10 mijë dollarësh singaporianë, ndërsa parashikohen edhe dy pagesa të tjera prej 5 mijë dollarësh për shpenzime mjekësore dhe arsimore.