Top News – Mesdheu, ‘front i ri’ lufte. Marina izraelite në brigjet greke, për të frenuar Turqinë
01/09/2026 22:30

Marina Izraelite ka intensifikuar operacionet dhe mbikëqyrjen ndaj lëvizjeve të Marinës Turke, duke synuar të pengojë atë që zyrtarët izraelitë e konsiderojnë një zgjerim të ndikimit dhe ambicieve të Ankarasë në rajon. Sipas shkrimit të publikuar nga Jerusalem Post, mesazhi që Izraeli synon t’i përcjellë Turqisë është i qartë: Ankaraja nuk mund të lëvizë flotën e saj lirshëm në zonat me interes strategjik për Izraelin pa u përballur me reagimin e tij. Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) thuhet se janë në gatishmëri për çdo lëvizje të mundshme turke, në det, tokë apo ajër. Mbikëqyrja shtrihet në zonat pranë Greqisë dhe Qipros, por edhe në Siri dhe Gaza. Sipas raportimit, Izraeli e konsideron Sirinë si pikën më të ndjeshme në raport me Turqinë. Izraeli ka kundërshtuar zgjerimin e pranisë ushtarake turke në territorin sirian, veçanërisht instalimin e radarëve dhe sistemeve të tjera që mund të kufizojnë lirinë e veprimit të forcave izraelite. Tel Avivi ka kundërshtuar gjithashtu përfshirjen e Turqisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Një tjetër skenar i përmendur nga Jerusalem Post është mundësia e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Egjiptit për të frenuar ambiciet detare të Turqisë. Megjithatë, situata mbetet komplekse. Në muajt e fundit është vënë re një afrim mes Ankarasë dhe Kajros, i cili është shoqëruar edhe me rritjen e bashkëpunimit ushtarak. Analistët vlerësojnë se bashkëpunimi mes tyre mund të shkojë përtej diplomacisë tradicionale dhe të çojë në një koordinim më të thellë ushtarak. Pavarësisht afrimit mes Turqisë dhe Egjiptit, Kajroja vazhdon të ketë rezerva ndaj ambicieve të Ankarasë, veçanërisht për çështje që lidhen me Libinë dhe Mesdheun Lindor. Ndërkohë, bashkëpunimi ushtarak mes Greqisë dhe Izraelit vazhdon të forcohet.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21