Gjermania akuzoi Rusinë për kryerjen e asaj që ministri i Brendshëm i vendit e quajti “sulm hibrid”, që përfshinte një dron të mbushur me eksploziv, i cili shkaktoi ndërprerje të fluturimeve në aeroportin e Lajpcigut në fillim të gushtit. Berlini tha se incidenti ishte pjesë e një fushate operacionesh destabilizuese kundër Evropës. Autoritetet gjermane thanë se do ta mbyllnin Konsullatën Ruse në Bon dhe do të shkëpusin kontratën e qirasë për një qendër kulturore ruse në Berlin, si pasojë e përpjekjes për sulm me dron në aeroport. Deklarata e zyrtarëve të Qeverisë gjermane më 1 shtator u bë teksa autoritetet reaguan ndaj asaj që e quajtën sulm sabotues, që përfshinte disa pajisje shpërthyese të vendosura pranë një termocentrali me qymyr, rreth 100 kilometra në juglindje të Berlinit.