Allison Guerriero, ish-e dashura e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka ndërruar jetë papritur në banesën e saj në Florida. Vdekja e saj ka ngritur pikëpyetje, ndërsa autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë. Guerriero, e cila kishte pasur një lidhje 18-mujore me McGonigal, ishte bërë e njohur për akuzat dhe denoncimet publike ndaj ish-agjentit të FBI-së. Vetëm disa orë para se të gjendej e vdekur, ajo kishte publikuar dhjetëra postime në platformën X, ku kritikonte ashpër FBI-në dhe fliste për çështjen e McGonigal.