Mbreti Haakon VIII i Norvegjisë bëri betimin para parlamentit të martën, hapi i parë i madh institucional i mbretërimit të tij, megjithëse bashkëshortja e tij, Mbretëresha Mette-Marit, po shërohet nga një transplant në mushkëri dhe nuk mundi të merrte pjesë. "Unë premtoj dhe betohem se do të qeveris Mbretërinë e Norvegjisë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e saj, prandaj Zoti më ndihmoftë", tha Haakon, i cili u ngjit automatikisht në fron të premten, pas vdekjes së babait të tij, Mbretit Harald V, në moshën 89 vjecare. Që atëherë, dhjetëra e mijëra norvegjezë kanë vërshuar në pallatin mbretëror për të vendosur lule, qirinj dhe flamuj.