Top Channel/ 11 vende të BE-së letër Kallasit: T`i jepet fund vetos në politikën e jashtme!
01/09/2026 19:44

11 vendet të BE-së, mes të cilave Austria, Franca e Gjermania po kërkojnë reformimin e mënyrës së vendimmarrjes në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke propozuar kalimin nga unanimiteti në votimin me shumicë të kualifikuar. Në një letër drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, vendet në fjalë theksojnë se kultura e konsensusit është e rëndësishme për legjitimitetin e Unionit, por nuk duhet të përdoret për të penguar veprimin e përbashkët. “Duhet të sigurohemi që kjo kulturë konsensusi të nxisë veprimin e përbashkët në vend që ta parandalojë atë -përndryshe do të kemi legjitimitet, por jo forcë”, thuhet në letër. Sipas rregullave aktuale, vendimet në politikën e jashtme kërkojnë unanimitet, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të bllokojë një vendim të mbështetur nga pjesa tjetër e BE-së. Ky mekanizëm është përdorur shpesh nga ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili e shfrytëzoi veton për të kërkuar lëshime nga partnerët europianë. 11 vendet propozojnë aktivizimin e “klauzolës kalimtare” sipas Nenit 31, e cila do të mundësonte kalimin nga unanimiteti në shumicë të kualifikuar, rast pas rasti. Mbështetësit e reformës argumentojnë se ajo do të përshpejtonte vendimmarrjen dhe do të shmangte bllokimet, ndërsa kundërshtarët, veçanërisht disa shtete të vogla, druhen se do të humbnin një instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të tyre. Megjithatë, reforma përballet me një paradoks: kalimi nga unanimiteti në shumicë të kualifikuar kërkon vetë unanimitet, duke u dhënë kundërshtarëve mundësinë ta bllokojnë atë. Gjermania dhe Franca kanë paraqitur gjithashtu një plan për forcimin e rolit të Kaja Kallas në politikën e jashtme të BE-së, duke e vendosur atë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21