Top Channel/ 27-vjeçari sulmon me thikë doktorin, dëshmitarët rrëfejnë horrorin: E godiste e qeshte
27/05/2026 16:07

Një mjek është plagosur rëndë pasi u sulmua me thikë brenda repartit të urgjencës në spitalin Hillingdon, në perëndim të Londrës, në një incident tronditës që ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e stafit shëndetësor në Britani. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, kur një 27-vjeçar dyshohet se sulmoi mjekun, rreth të 50-ave, me një thikë të madhe në korridorin e njësisë së urgjencës. Sipas dëshmitarëve, autori vazhdonte të buzëqeshte gjatë sulmit. Një person që ndodhej në vendngjarje deklaroi se pa të dyshuarin duke goditur mjekun ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme. “Ai po buzëqeshte ndërsa e godiste me thikë. Kur policia e arrestoi dhe e kaloi pranë meje, ai më buzëqeshi”, tha dëshmitari për mediat britanike. Fatmirësisht, në momentin e incidentit në spital ndodheshin edhe efektivë të policisë metropolitane, të cilët po trajtonin një ngjarje tjetër në repartin e urgjencës. Oficerët ndërhynë menjëherë dhe neutralizuan sulmuesin, duke shmangur një tragjedi më të rëndë. Burime pranë hetimit thanë se mjeku “pati shumë fat” që policia ishte aty, pasi sulmi mund të kishte përfunduar fatalisht. I dyshuari u arrestua në vendngjarje nën akuzat për tentativë vrasjeje dhe plagosje të rëndë. Sipas raportimeve, 27-vjeçari dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Mjeku mori trajtim të menjëhershëm në spital dhe autoritetet deklaruan se gjendja e tij nuk konsiderohet kërcënuese për jetën apo me pasoja të përhershme.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43