Thaçi, thirrja e fundit për Albin Kurtin/ Presidenti: Merr mandatin ose caktojmë dikë tjetër
18/01/2020 18:30

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të nënshkruajë vendimin që Albin Kurti të jetë i mandatuari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Thaçi tha se tashmë ka firmosur, dhe bëri thirrje që partitë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. “Për hir të korrektësisë, ju e dini që i kam dërguar dhe ftesat kryetarit të partisë të parë në Kosovë aktualisht, që të marrë, siç e kërkon rendi dhe përgjegjësia politike qytetare, zyrtarisht të drejtën e të mandatuarit për krijimin e qeverisë. Takimi ynë në zyrën time ishte një takim i një vullneti të mirë. Nënshkrimi im në vendimin për të mandatuarin ekziston dhe është në tavolinën time”, shprehet Thaçi. Sipas presidentit të Kosovës, zgjidhja për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, qëndron te partitë politike. Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për muaj të tërë kanë zhvilluar negociata, por ende nuk kanë arritur të bien dakord për një marrëveshje koalicioni.

Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46