Audicionet e emisionit më të ri që do të nisë së shpejti në Top Channel “Take Me Out Albania” u zhvendosën këtë fundjavë në Prishtinë. Pas suksesit në Tiranë, edhe në Kosovës pati shumë prurje. Autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca, i bëri thirrje të gjithë të interesuarve të vazhdojnë të aplikojnë duke premtuar një emision plot supriza.