Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku ka përfunduar ndërtimi i të gjithë banesave individuale te dëmtuara nga tërmeti. Në këtë bashki 567 familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre të reja. Dy kryefamiljarët e fundit i morën çelësat në dorë nga shefi i qeverisë.