Pas Kylie, edhe Khloe. Në klanin Kardashian janë në modë fëmijët. Vetëm pak ditë pasi mediet rozë u mbushën me lajmin se 20-vjeçarja Kylie Jenner priste fëmijën e saj të parë me reperin Travis Scott, edhe Khloe njoftoi se është në muajin e katërt të shtatzënisë.