I padrejtë dhe poshtërues: Në korrik, Kosova priste shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish krerëve të tjerë të UCK-së që gjenden në bangën e te akuzuarve për krime të cilat nuk pranojnë t`i kenë kryer. Megjithatë, njoftimi që mbërriti nga Haga- ai i një shtyerje tjetër te vendimit final-, erdhi si një shuplakë që jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për ata që druhen se një njollë errët do të bjerë edhe mbi vetë luftën e popullit të Kosovës për liri.