Detaje të planit të dyshuar sekret për përmbysjen e regjimit në Iran janë bërë publike nga Neë York Times dhe disa media të shtetie hebre. Sipas raportimit, operacioni i koduar “Maçoku me çizme” parashikonte përdorimin e forcave kurde, përpos Mahmud Ahmadinexhadit si pjesë e skenarit për ndryshimin e pushtetit në Teheran. Në fillim, Izraeli do të ndërmerrte sulme ndaj pozicioneve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike përgjatë kufirit të Iranit me Irakun, dhe pastaj,m do të hynin në lojë luftëtarët e “mirëstërvitur” kurdë.