Janë pagëzuar me emrin e vecantë Flamingo: Raketat me kosto të ulët të shpikura nga një start-up në Ukrainë me të cilat Kievi po godet Rusinë jane kthyer sot në makthin e Moskës duke shenuar praktikisht, fillimin e një epoke të re armatimi… Ajo është konceptuar thuajse tërësisht në Ukrainë, dhe prodhuar kryesisht atje, duke u shndërruar në dëshminë e faktit që vendi jo vetëm po arrin t’i rezistojë agresionit rus, por po fiton edhe aftësinë për t’u përballur me të në mënyrë të pavarur.