Dështimet e njëpasnjëshme zgjedhore, më i fundit në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, ku CDU-ja mbeti jashtë parlamentit të landit, kanë bërë që hija e fajit të bjerë më së shumti tek një njeri i vetëm: Kancelari Friedrich Merz. Kreu i ekzekutivit gjerman gjendet i bllokuar në një qoshe: Partia e tij po shënon vetëm rënie në preferencën e publikut, ndërsa Alternativa për Gjermaninë, ndikimin e së cilës Merz kishte premtuar ta kufizonte në mënyrë drastike kur kandidoi për udhëheqjen e CDU-së, ka pasur performanca spektakolare.