Vdekja e një 28-vjeçareje, e cila punonte në një laborator kërkimor kundër murtajës në Siberi ka ngritur shqetësime serioze dhe një sërë pikëpyetjesh. Autoritetet ruse deklarojnë se e reja humbi jetën si pasojë e një pneumonie me origjinë të panjohur dhe këmbëngulin se në laboratorin ku ajo punonte nuk kishte ndodhur asnjë incident i jashtëzakonshëm.